• Font size:
  • Decrease
  • Reset
  • Increase
ShqipShqiperiaEnglish (UK)

Rreth Nesh

Home

Qendra për Menaxhim Agro-mjedisor e Ekonomik është një OJF e cila ka si mision zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm përmes një pune gjithëpërfshirëse. Qëllimi i saj është zgjidhja e problemeve ekonomike duke kombinuar nevojën në rritje për burime natyrore në bujqësi me menaxhimin e qëndrueshëm të agro-mjedisin, duke bërë studime, hulumtime, këshillim dhe trajnime.  Me aktivitetin e saj qendra synon;

Ofrimi i ekspertizës dhe shërbimit për  komunitetit dhe strukturat qeverisëse.

Lobimi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për ndërhyrjet e ndërmarra në lidhje me mjedisin.

Edukimin dhe rehabilitimin mjedisor

Ndërhyrjet mjedisore në zonat e dëmtuara dhe të ndotura,

Nxit dhe promovon një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

Anetarët e shoqatës janë eksperte në fushat  e agromedisit dhe atë social-economike . Kjo  faqe e web eshte hapur në kuadrin e projektit: Zhvillimi i shtëpive pritëse turistike (guest house) dhe agro-tourizmit në një zonë kyçe të biodiversitetit në Shqipëri si një mënyre për të promovuar zhvillimin rural e ruajtjen e natyrës në Divjakë.

Projekti është mbështetur nga  Ambasada  e Republikës Çeke në Tiranë në kuadër të programit ‘’Local Small Scale Project’’ dhe është zbatuar në bashkëpunim me Bashkinë e Divjakës. 

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është kompleksi më i madh jo bregdetar në Shqipëri, i përbërë nga katër laguna në një shtrirje prej 5000 hektarësh, prej dunash rënore dhe delta lumenjsh. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është rreth 22,230 hektarë në tëerësine e tij. Parku është një nga vendet më të bukura e të preferuara të bregdetit Shqipëtar, perfekt për ekoturizëm, relaks, studime kërkimore rreth natyrës peisazhin ekologjik divers si dhe karakteristikat e biodiversitetit. Për më tepër Parku bën pjesë në zonën e bregdetit shqiptar që njihet si një nga më të rëndësishmet nga pikepamja ekonomike në dy aspekte: zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit. Parku  ndodhet në qendër të rajonit perëndimor, midis lumit të Shkumbinit në veri dhe lumit të Semanit në jug, 40 km në perëndim të Lushnjes, në bregdetin Adriatik. Parku renditet si një pikë Ramsar që prej 1994.

Plani i menaxhimit për Parkun Kombëtar është në pergatitje e sipër megjithatë,  momentalisht, ka një sërë problemesh që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të parkut. Një mënyrë për të zgjidhur këtë problem është ti sigurohet komuniteteve lokale një alternative e qëndrueshme për të siguruar jetesën, të tilla si turizmi dhe më konkretisht turizmi i shtëpive pritëse. Kjo është një formë turizmi që kërkon më pak investime dhe përkon me kërkesën e lartë në industrinë e turizmit momentalisht. Pasi komunitetet lokale të shohin dhe të “prekin” të mirat që vijnë nga veprimtari të tillë, ata do të jenë më të vetëdijshëm rreth ruajtjes së natyrës në mënyrë që ajo të qëndrojë sa më e paprekur e të vazhdojë të tërheqe gjithmonë e më shumë turistë. Ky projekt synon një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës turistike në zonë.

Në fund të këtij projekti turistët e interesuar për të vizituar Parkun Kombëtar të Divjakës-Karavastasë kanë në dispozicion më shumë vende të gatshme për ti mirëpritur. Për më tepër, kjo do të shërbejë si shembull i mirë për të përhapur kulturën e turizmit të shtëpive mikpritëse në zonë. Sigurimi i një alternative jetese të tillë pritet të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale në zonë si dhe në të njëjtën kohë pritet të ulë presionin drejt zhfrytëzimit të tepruar të burimeve natyrore. Synojmë të rritet numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë zonën e Parkut Kombëtar nëpërmjet sigurimit të një infrastrukture turistike dhe promovimit të kësaj infrastrukture nëpërmjet mjeteve të ndryshme.

 

 

NewsLetter

sponsor

 

About us

Agro-Environmental & Economic Management-Center (AEEM-Center) is registeredwith decision no. 728, dated 03.04. 2012, of Tirana District Court, with itsheadquarters in the following address:"Zef Jubani" Street, No. 5, Tirana.The mission AEEM-CENTER focuses on is the development of a sustainable environment through a comprehensive work.  read more 

 

 

 Its purpose is solving the economic problems by combining the growing need for natural resources in agriculture with the sustainable management of the agro-environment, by making studies, researches, consulting, and training and by undertaking different projects;

 

1. Offering expertise and service to community and government structures,

2.  Lobbying at national and international interventions undertaken about environment,

3.  Education and rehabilitation issues related to the environment 

4. Environmental interventions in the damaged and contaminated areas,

5. Encourages and promotes an inclusive participation.

The members of the organization, experts in the field of agro-environment and social-economic.

 

This page is opened in the frame of project: Development of guest house and agro-tourism in Key Biodiversity Areas of Albania as a mean to promote rural development and nature conservation in Divjaka.

This project is supported by Czech Republic Embassy in Tirane in the frame of Local Small Scale Project and is undertaken with collaboration Divjaka Municipality

 

The Divjaka - Karavasta National Park is the largest non-coastal complex in Albania, made of four lagoons with a total of approximately 5,000 hectares, of sand dunes and a river delta.The National Park Divjake-Karavasta is about 22,230 hectares. The park is one of the most beautiful and preferred places in the sea coast, excellent for ecotourism, relaxing, research and study, for diverse ecological landscape and biodiversity characteristics. Furthermore, the park is the part of the coastal area of the country which is estimated as the most important and valuable from the economic in two aspects: the sustainable development and the environment protection.  It is situated in the central part of Western Region, between Shkumbini River in the north and Seman River in the south, 40 km west of Lushnja, by the Adriatic coast.Divjakë - Karavasta National Park is listed as Ramsar site since 1994.

The Management Plan for the National Park is currently under preparation, however for the moment there are significant problems related to the sustainable management of the park. In the park, hunting pressure on all species was uncontrolled. Another biological threat is overfishing.  The forest area has suffered to some  extent due to illegal cutting of fuel wood and timber

One way to resolve this problem is to provide to local communities other alternative sustainable livelihoods, such as tourism and more specifically guest house tourism, which is a form of tourism that asks less investments and is getting quite demanded. Once local communities start seeing and “touching” the benefits coming from such activity they will be more aware on conserving nature in order to let it as attractive as it is for attracting more tourists.

This project will have a significant impact on improving the tourism infrastructure in the area. At the end of this project tourists interested to visit the National Park of Divjake-Karavasta will have more places that wait them as guests.  Moreover, this will serve as a good example to spread the guest house tourism in the area. Providing such alternative livelihood, is expected to contribute in the socio-economic development of local communities in the area and in the mean time lower the pressure towards exploiting of natural resources. The aim  is to increase the number of tourists visiting the area through providing tourism infrastructure and promoting such infrastructure and the area through different means (see the activities) .